1. Faqja kryesore
  2. Listimi Artikujve
  3. Cilat janë infeksionet vaginale më të shpeshta tek femrat?
Pershkrimi i Imazhit
Diagnostic radiology Family medicine

Cilat janë infeksionet vaginale më të shpeshta tek femrat?

Nëse do të përqendroheshim tek ankesat që kanë të bëjnë me infeksionet gjinekologjike, do të përmendja se më të shpeshta janë infeksionet e rrugëve të poshtme vaginale. Këto infeksione janë edhe më të lehta për t’u diagnostikuar nëpërmjet marrjes së tamponëve vaginale. Zakonisht nëpërmjet këtyre tamponëve evidentohet natyra mykotike e sekrecioneve vaginale, domethënë mukozave, të cilat janë tejet problematike tek gratë.
Po kështu, infeksionet bakteriale nga streptokoku apo bakterie të tjera të ngjashme që merren zakonisht nga zorra e trashë dhe nga rrugët urinare janë gjithashtu të shpeshta.
Këto bakterie infektojnë vaginën nga trakti tretës si pasojë e moslarjes së mirë, duke u transmetuar nga zorra e trashë në vaginë. Po ashtu të pranishme janë edhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, si trichomona vaginalis, chlamidia etj. Zakonisht ankesat që paraqesin pacientët kanë të bëjnë me shtim të sasisë së sekrecioneve, ndryshime të viskozitetit të tyre për shembull tek myku sekrecionet janë të trasha si e prerë kosi etj.
Ankesa të tjera lidhen gjithashtu me aromën që kanë sekrecionet, të gjitha këto ankesa na orientojnë drejt problemit dhe shkaktarit
KLINIKA GjINEKOLOGJIKE SHENDETI 1 dhe 2 Tirane
Mr.Dr.Adil Mustafa tel .0696349892
Dr.Sehare Mustafa tel.0692275098
Dr Blerina Mustafa tel.0697637323
Dr.Blerta Mustafa tel. 0692315137

Rreth Autorit

Pershkrimi i Imazhit
Dr. Adil Mustafa
Anetar qe prej: Apr 14, 2024